Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Mitrovicë.
Hamza në këtë vizitë ka theksuar se dëshmorët e kombit janë sakrifica dhe krenaria e gjithë shqiptarëve.
Në vizitën e Bedri Hamzës tek varrezat e dëshmorëve në Mitrovicë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta.
Hamza ka theksuar se pikërisht në këtë vend frymëzohet për të punuar ndershëm dhe vetëm duke punuar ndershëm iu shpërblehet sakrifica e dëshmorëve.
Tutje ai ka shtuar se do të punojë gjithmonë në të mirën e qytetit të Mitrovicës. /TV Malisheva

Share.