Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tashmë ka hapur edhe rrjetin social facebook.
Hamza në postimin e parë të tij në facebook, ka theksuar se fillimisht ka rezistuar të jetë i pranishëm në rrjete sociale, mirëpo prezenca e tij është bërë e domosdoshme pasi përmes kësaj dëshiron të jetë sa më afër qytetarëve të Mitrovicës.
“I kam rezistuar kërkesës për të qenë prezent në rrjete sociale, sepse isha i përqendruar në punën time. Por, pasi që dua të shfrytëzoj çdo mundësi për të komunikuar me ju, bashkëbisedimin do ta vazhdojmë edhe në rrjete sociale, këtu në këtë faqe”, shkroi Hamza.
Hamza tutje theksoi se do të mundohet t’i përgjigjet personalisht secilës pyetje, sygjerim, apo brenge që kanë qytetarët dhe që e kanë adresuar tek ai.
“Ju lutem, ndani me mua çdo pyetje, sugjerim e brengë që keni për qytetin tonë dhe do të mundohem që, personalisht, t’i përgjigjem secilit.”, shtoi Hamza.
Postimi i plotë:
Bashkëqytetarë të mi, I kam rezistuar kërkesës për të qenë prezent në rrjete sociale, sepse isha i përqendruar në punën time. Por, pasi që dua të shfrytëzoj çdo mundësi për të komunikuar me ju, bashkëbisedimin do ta vazhdojmë edhe në rrjetet sociale, këtu në këtë faqe. Besoj që së bashku do ta bëjmë më të mirën për Mitrovicën dhe për Kosovën. Ju lutem, ndani me mua çdo pyetje, sugjerim e brengë që keni për qytetin tonë dhe do të mundohem që, personalisht, t’i përgjigjem secilit. Bashkë për Mitrovicën! /TV Malisheva