Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për humbjen e jetës së zyrtarit policor, veteranit të luftës dhe atdhetarit Sami Thaçi nga Shkarashniku i Malishevës, i cili mbrëmë dha jetën në krye të detyrës. Ne mbrëmë humbën njërin prej qytetarëve tanë më të devotshëm, humbëm një atdhetar të madh, humbën një njeri, i cili nga mosha 16 vjeçare, tërë jetën e vet ja kushtoi atdheut. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime familjes Thaçi, Policisë së Kosovës, OVL të UÇK-së dhe miqve. NE KEMI HUMBUR NJË NJERI TË MADH.

Me këtë rast, kërkojmë nga organet e rendit, që ta ndriçojnë rastin në hollësi dhe fajtorët ta paguajnë dënimin më të rëndë.

U prehsh në paqe, HERO!

Share.