Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka dhuruar bursa për 11 studentë të komunës sonë, me vlerë nga 300 euro për secilin prej tyre.

 

Këtë  e ka bërë të ditur Kryetari i komunës së Skenderajit nëpërmjet një postimi në facebook  ku ka falënderuar deputetin Haxhiu për përkrahjen që ia ka ofruar këtë vit por edhe viteve të tjera studentëve të Komunës së Skenderajit.

Postimi i tij i plotë-

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka dhuruar bursa për 11 studentë të komunës sonë, me vlerë nga 300 euro për secilin prej tyre.
Në emrin tim dhe të studentëve falënderoj deputetin Haxhiu për përkrahjen që ia ka ofruar këtë vit por edhe viteve të tjera studentëve të Komunës sonë.
Mirëpresim dhe vlerësojmë lartë kontributin dhe humanitetin e secilit donator!
Bashkë për rininë tonë, për arsimim cilësor të tyre!

Share.