Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në lidhje me hapen e ‘arkivave të UÇK-së’.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se UÇK dhe Kosova janë në rrezik.
“UÇK ka histori të pastër e të lavdishme, ndërsa kriminelët në Serbi kanë arkiva, Bislo! Bislim “kumara” numrin e cilës armë me dorëzu përpara? Më në fund i ke kriju arsye Serbisë që kurrë mos me i hap arkivat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit e të Vuçiqit”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje ai ka thënë se familjarët e të zhdukurve duhet me protestu sepse edhe shpresën e fundit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Besnik Bislimi ua ka shkatrru.
Më poshtë keni reagimin e tij të plotë.