Deputeti i Partisë Demokratike, Hisen Berisha ka thënë se është rritur çmimi i çdo produkti të domosdoshëm për jetë që i prek 70 % të familjeve të varfra, raporton TV Malisheva.

Berisha ka shkruar se për këtë situatë ose duhet të reagohet ose të durohet.

“Si popull, ju takon DURIMI për të jetuar të POSHTRUAR, ose reagimi qytetar për të jetuar me DINJITET.

“Nëse hyn në luftë, rrezikon me humbë, nëse nuk hyn, veç e ke të humbur”-UÇK!”, ka shkruar Berisha.

Share.