Ministrja e deritashme e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Dijana Zhiviq i ka dorëzuar sot detyrën ministrit të ri Besian Mustafa.

Me këtë rast ministrja Zhiviq e ka uruar Mustafën për postin e ri dhe ka thënë se shpreson se ai do të arrijë rezultate sa më të mira gjatë mandatit katërvjeçar.

Zhiviq: Kolegut i dëshiroj çdo të mirë dhe rezultate sa më të mira

 

“Kolegut i dëshiroj çdo të mirë dhe rezultate sa më të mira dhe ta bëjë më të mirën që e ardhmja e qytetarëve tanë të jetë sa më e mirë”, deklaroi Zhiviq.

Ministri i ri i Bujqësisë Besian Mustafa tha se gjatë mandatit të tij, do të ndërtojë ekipe profesionale për udhëheqje të ministrive dhe se do të realizojë të gjitha premtimet e dhëna ndaj qytetarëve të Kosovës për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e punësimit.

Mustafa: Do të jetësojmë premtimet që u kemi dhënë qytetarëve

 

“Ne, menjëherë  do të ndërtojmë një ekip sa më profesionale, e cila do të na ndihmojë të udhëheqim ministrinë si një nga dikasteret kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe do ta trajtojmë si të tillë. Urgjentisht do të eksplorojmë të gjitha mundësitë ligjore, administrative dhe financiare që të fillojmë edhe zbatimin e programit bashkëqeverisës që të jetësojmë të gjitha premtimet që u kemi dhënë qytetarëve te Kosovës për zhvillimin e këtij sektori, por edhe për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjes së punësimit, por mbi të gjitha është edhe si mision i imi pasi që kam pasur përvojë të mëparshme me sektorin privat që t’i ndihmoj fermerët dhe përpunuesit e ushqimit që të ndërlidhen me zinxhirët e vlerave globale”, tha Mustafa./TVMalisheva /

Share.