Gjyqtari nga Rahoveci, Betim Behluli, i cili është pjesë e Gjykatës Themelore të Gjakovës – Departamenti Civil, është një nga gjyqtarët më efikas.

Sistemi gjyqësor i Kosovës është thënë shpesh herë që ka probleme të ndryshme.

Një prej këtyre problemeve janë lëndët e pazgjidhura të cilat mbeten në sirtar dhe të cilat i merr koha. Por, kjo si duket nuk vlen për gjyqtarin mbikqyrës Betim Behluli.

Me afro 500 lëndë të zgjidhura, gjykatësi Betim Behluli është larg gjykatësi më efikas në Departamentin Civil të Gjykatës Themelore në Gjakovë, së fundi është angazhuar që në ndihmë ti dalë edhe degës së gjykatës në Malishevë, e cila është shumë e ngarkuar me lëndë civile.

Pas tij renditet Mirjetë Shala me rreth 360 lëndë të zgjidhura, vazhduar nga Durim Balaj e Besmir Juniku.

Pra, po të kishim më shumë gjyqtarë si Kosovë të nivelit të Betim Behlulit, atëherë pa dyshim se do të kishim më pak lëndë të pazgjidhura.

Suksesi i jashtëzakonshëm i Betim Behlulit nuk është rastësi – ai është djali i ish-gjykatësit të njohur, Rasim Behluli.

Share.