Më shumë se 258930 raste infektimi dhe 11129 të vdekur u regjistruan sot në 163 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 1 303 vdekje të reja dhe 26 250 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë për raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 627 vdekje, Spanja me 235 dhe Irani me 149.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 80 976 raste, përfshirë 3 248 vdekje dhe 71 150 të shëruar. 48 raste infektimi dhe 3 vdekje u njoftuan midis të enjtes dhe të premtes.

Që nga dita e djeshme, Peru, Serbi, Gabon kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Haiti, Kepi i Gjelbër, Madagaskari, Ishujt e Virgjër Amerikanë, njoftuan rastet e para të infektimit.

Azia – 94 735 raste (3 432 viktima).

Europa – 122 707 raste (5 976 viktima).

Lindja e Mesme – 22 110 raste (1 452 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 14 927 raste (214 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 2 633 raste (25 viktima).

Oqeania 917 raste (7 viktima).

Afrika – 907 raste (23 viktima)./TV MALISHEVA/

Share.