Rreth 80 punëtorë të komunës paralele në veri të Mitrovicës, të ndarë në grupe, kanë bllokuar sot stacionin e policisë së Kosovës në veri të qytetit, duke mbyllur të dyja dyert kryesore të saj dhe duke pamundësuar kështu hyrje daljet në stacion.

Burime bëjnë të ditur se ky veprim i punëtorëve të komunës paralele po ndodh në shenjë revolte kundër arrestimit të kolegut të tyre nga ana e policisë.

“Shefi i inspektoratit të ndërtimtarisë, N. Radovic, dyshohet se ka kërcënuar dje kryetarin e Iniciativës Qytetare, A. Arsenijeviq, andaj është ftuar për një deklaratë në polici, pas së cilës do të lirohet” kanë thënë burimet e KP.

Në tentim për të provuar të kontaktojmë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por kontakti ishte pa sulkses.

/TV Malisheva

Share.