Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 34 raste të reja me Covid-19.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3609 raste, prej tyre 3417 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 106 raste.

/TV Malisheva

Share.