Gazeta “The Independent” e Londrës zbulon të tjera detaje nga marrëveshja mes Qeverisë Angleze dhe asaj shqiptare për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Kjo marrëveshje përfshin edhe ndihmën prej 1,5 milionë funte për drejtorinë e përgjithshme të burgjeve në Shqipëri.

Këto para, thotë “The Independent”, do të përdoren për blerjen e 15 makinave elektrike dhe 22 furgonëve për transportin e efektivëve të policisë së burgjeve.

Ministria e Drejtësisë Angleze do të paguajë rreth 8 milionë funte përfshi edhe fonde të tjera nga Home Office për këtë marrëveshje të transferimit të burgosurve, e cila u finalizua në Londër muajin e shkuar nga ministri drejtësisë Ulsi Manja.

Marrëveshja parashikon tranferimin e më shumë se 200 të burgosurve shqiptarë aktualisht në burgjet angleze të dënuar me mbi katër vjet burgim.

Alex Chalk, sekretar shteti për drejtësinë ne qeverinë angleze, tha se “publiku ka pritshmëri që të huajt ta vuajnë dënimin në vendet e tyre jo në burgjet tona me koston e paguar prej taksapaguesve anglezë”.

Në burgjet angleze sipas statistikave vuajnë dënimin bashkë me ata në paraburgim mbi 1400 shtetas shqiptarë. Shumica të dënuar për përfshirjen në shtëpitë e barin. Ndërsa 17 prej tyre të dënuar për vrasje.

/TV Malisheva

Share.