Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq sot ka qëndruar në Bruksel, ku ka deklaruar se Bashkimi Evropian në rrugën drejt anëtarësimit i kërkon Serbisë, implementimin e marrëveshjes së normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe përafrimin e shtetit serb me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Kjo pasi Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.

“Për sa i përket gjërave të tjera që qëndrojnë mes nesh ku jemi tani dhe ne në BE, nga kjo pikë do të thosha dy gjëra. E para është stabilizimi afatgjatë me Prishtinën ose siç do të thoshin disa shtete anëtare të BE-së, marrëveshja e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e cila në fakt është një nga gjërat më sfiduese për momentin sepse nuk varet vetëm nga ne, duhen dy për tango,….po përpiqemi shumë, qeveria me një mbështetje të madhe nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, t’i mbajmë gjërat paqësore, sa më të qeta dhe stabile. Dhe gjëja tjetër është përafrimi ynë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, apo për ta përkthyer këtë në një gjuhë normale njerëzore, pra fakti që Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha ajo.

/TV Malisheva

Share.