Bundesliga gjermane vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 25.

Ndeshja hapëse e këtij programi do të jetë derbi i cili do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, ku me fillim nga ora 15:30 kampioni gjerman Bayern Munich pret në shtëpi Bayer Leverkusenin.

Po ashtu, në orarin e njëjtë do të zhvillohet edhe ndeshja në stadiumin “Red Bull Arena” mes skuadrës së RB Leipzig dhe asaj të Freiburg.

Ndërkaq, programin e sotëm të Budesligas gjermane do ta mbyll ndeshja mes Stuttgartit dhe Borussia Monchengladbachut, takim ky që zhvillohet me fillim nga ora 18:30.

Programin e plotë të Bundesligës gjermane e gjeni më poshtë.

15:30 Bayern Munich – Bayer Leverkusen

15:30 Bochum – Greuther Furth

15:30 Hertha Berlin – Eintracht Frankfurt

15:30 RB Leipzig – Freiburg

15:30 Wolfsburg – Union Berlin

18:30 Stuttgart – Borussia Monchengladbach

/TV Malisheva

Share.