Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pasi ndërtesa e Muzeut të Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri të mërkurën. Ai ka thënë se përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar ndërsa ka theksuar se ndërtesa do të restaurohet.

Çeku ka shkruar se pas restaurimit, ministria do t’i marrë të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut.

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, ka shkruar ai.

Të mërkurën pasdite është raportuar se ndërtesa e Muzeut të Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarret, derisa nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Policia ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar ndërsa nga Komuna e Gjakovës kanë deklaruar se nuk ka pasur artefakte brenda.

/TV Malisheva

Share.