Përmes një postimi në facebook, ish Zëvëndësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dugolli ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë në detyrë, siç thotë ai, për neglizhimin që i ka bërë Komunës së Malishevës, rajon ky më i prekuri në Kosovë nga virusi Covid-19.
Ky është postimi i plotë:
Malisheva si gjithnjë me forca të veta…
Edhe pse është bërë gati një muaj, nga karantinimi i kësaj komune.
Edhe përkundër thirrjeve të shumta të autoriteve komunale drejtuar Qeverisë qendrore për rritje të ndihmave në pajisje mbrojtëse mjekësore.
Edhe pse Malisheva tanimë ka 61 të prekur me COVID-19, dhe po llogaritet si shpërthim pandemik nga ekspertët e shëndetit publik.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ende nuk e din ku është Malisheva dhe banorët e saj, ose më saktë asnjë interesim, asnjë takim as telefonatë me kryetarin e Komunës z.Ragip Begaj.
Sigurisht se Ministrit Vitia po i mjaftojnë vetëm konferencat për shtyp, por që në adresim të kësaj sëmundje efektet janë ende tepër minore.
Por pa dyshim, Malisheva por edhe Kosova do ta tejkalon këtë sfidë që e kapluar njerëzimin
Angazhimi i kryetarit Begaj, shtabit emergjent komunal, mjekëve dhe infermierëve, policisë, zjarrfikësve, qytetarëve dhe njerëzve vullnetmirë dhe raportimi i mediave është faktor plot shpresë në tejkalim të kësaj situate.
Të dashur bashkëvendas të Malishevës, do ta fitojmë këtë betejë kundër COVID-19 me angazhimin tuaj duke i respektuar të gjitha udhëzimet e ekspertëve të shëndetit publik.
Bashkë i’a dalim.
#RrininëShtëpitëtuaja.
ÇD/ Tv Malisheva