Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur sot për media para ndeshjeve me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Ai e ka cilësuar ndeshjen ndaj Malit të Zi si shumë të fortë dhe të rrezikshëm.

Challandes u ndalur të flas edhe për lojtarit, secilin individualisht.

“Sa i përket mungesës së Donis Avdijajt, ne duhet të zgjedhim lojtarë, i zgjedh lojtarët nga disa faktorë. Avdijaj nuk është këtu, është zgjedhje e imja e bazuar në një vendim timin dhe asgjë tjetër”.

“Rashica e ka rikthyer besimin, ai është shumë i rëndësishëm, ka luajtur 90 minuta mbrëmë. Halimi është i suspenduar, Shala ka një problem të vogël, do ta shohim. Do te mundohemi ta bëjmë zgjedhjen më të mirë”.

“Sa i përket Benjamin Kolollit, jam i lumtur që ai luajti 30 minuta në ndeshjen e fundit për ekipin e tij dhe që tani do ta kem në dispozicion”.

“Celina e kishte një javë të vështirë dhe të lodhshme, duhet të shohim”, ka thënë Challandes.

Share.