Tipi 2 i diabetit është një sëmundje kronike që karakterizohet me rritje të niveleve të sheqerit në gjak

Tipi 2 i diabetit është një sëmundje kronike që karakterizohet me rritje të niveleve të sheqerit në gjak.

Personat që janë mbipeshë apo obezë kanë rrezik më të madh ta zhvillojnë tipin 2 të diabetit.

Ky tip i diabetit mund të sjellë komplikime serioze nëse nuk kontrollohet, duke përfshirë humbje të shikimit, probleme të zemrës dhe enëve të gjakut, dëmtim të nervave, dëmtim të veshkave, çrregullim të dëgjimit, etj.

Por, tipi 2 i diabetit mund të parandalohet dhe trajtohet nëse kontrollohet herët.

Në studimin e ri nga Universiteti i Kembrixhit është zbuluar se humbja e të paktës 10 për qind të peshës në pesë vitet e para të diagnostikimit mund t’ju ndihmojë pacientëve ta largojnë thuajse krejtësisht sëmundjen.

Obeziteti është faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e tipit 2 të diabetit.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të peshës përmes rritjes së aktivitetit fizik dhe kontrollit të  ushqimit.

Share.