Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se si parti i kanë bërë ofertë Qeverisë që çfarëdo pako a marrëveshje e cila shkon në të mirë të qytetarëve, ta votojnë.
Ajo u shpreh se nuk është koha që të mbahen inate politike, por të ketë frymë bashkëpunimi mes pozitës e opozitës, në mënyrë që menaxhimi të jetë sa më frytdhënës.
“PDK i ka bërë kërkesë të sinqertë kryeministrit dhe jemi të gatshëm të shkojmë në Kuvend dhe të votojmë në pako në mënyrë të jashtëzakonshme masat dhe iniciativat të cilat do të ishin në shërbim të qytetarëve të Kosovës,” – tha ajo.
Në theks kryesorë Çitaku e vuri menaxhimin e pandemisë, gjersa kritikoj buxhetin e miratuar nga Qeveria, ndonëse ky buxhet nuk ka shumë që është rishikuar.
Sipas saj, ky buxhet në periudhën në të cilën ndodhet Kosova, ka nevojë për një rishikim të ri, çka thotë se nëse bëhet si parti do ta votojnë.
“Ne duhet të bëjmë rishikimin e ligjit për buxhetin. Ligji për buxhetin i cili është miratuar më parë, nuk reflekton masa apo pako të cilat do të ishin ndihmë për sektorë të caktuar të shoqërisë kosovare, qoftë mjekëve, qoftë bizneseve. Pra, ne jemi të gatshëm sot të shkojmë në Parlament, ta votojmë ligjin e rishikuar të buxhetit sikurse që jemi të gatshëm të votojmë çdo masë,” – shtoj tutje Çitaku.