Shumë emra janë duke u lidhur me stolin e Real Madridit pas lamtumirës së Zinedine Zidane si Raul, Xabi Alonso, Pochettino dhe gjithashtu Antonio Conte.

Trajneri italian i cili së fundi u shpall kampion italian me Interin është një dëshirë e vjetër e presidentit Florentino Perez, i cili e kishte kërkuar në të kaluarën e afërt.

Pas arritjes së Alaba me kosto zero, “Corriere dello Sport” flet për dy goditje të mëdha të mundshme nga Real Madridi për të plotësuar kërkesat e Contes.

Njëra është N’Golo Kanté, kampion i ri evropian me Chelsean, kurse tjetra është Romelu Lukaku, sulmuesi i Interit i cili shpërtheu nën urdhrat e Contes në “Giuseppe Meazza”.

Këto dy goditje do të ishin shumë të kushtueshme për Perez pasi që të dy lojtarët vlerësohen mes shifrave 80-100 milion euro dhe të shpenzohen rreth 200 milionë euro në kohë pandemie duket një mision mjaftë kompleks për gjigantin spanjoll./TV Malisheva

Share.