Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, pas vizitës në lagjen Emshir tha se në rast se merr udhëheqjen e Prishtinës do të zgjidhë problemin e ujërave të zeza, problem me të cilin banorët e kësaj lagje përballen që një kohë të gjatë.

Gjithashtu, Haradinaj tha se do t’i kushtojë rëndësi ambientit.

“Një vendimmarrje serioze në të ardhmen do e zgjidh këtë problem që tash e sa vite është kthyer në kancer të kësaj zone me mbi 22 mijë banorë. Situata me kolektorin e ujërave të zeza në lagjen Emshir ka bërë që kjo hapësirë të shndërrohet në hapësirë për hedhjen e mbeturinave.

Ky projekt u nis para sa vitesh, por kurrë nuk përfundoi. Në qeverisjen e ardhshme, rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë ambientit. Prishtinën do ta bëjmë të pastër dhe të shëndetshme. Emshir e ke fjalën time”, ka thënë Haradinaj. /TV Malisheva

Share.