Për shkak të situatës së krijuar me virusin COVID-19, Komuna e Deçanit ka marrë vendim që disa shërbime t’i kryejë me staf të reduktuar.

Sipas vendimit të kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosajt dhe njoftimit të shpërndarë nga kjo komunë, disa prej drejtorive nuk do të punojnë.

Më poshtë gjeni listën e plotë:

  1. Zyra e kryetarit- me staf të reduktuar
  1. Administrata komunale – me staf të reduktuar
  1. Shërbimet publike – me staf të reduktuar
  1. Drejtoria e shëndetësisë – me staf të kompletuar
  1. Drejtoria për Inspeksion- me staf të kompletuar
  1. Drejtoria e financave – me staf të reduktuar, ndërsa ankesat për tatimin në pronë nuk pranohen deri në një vendim të ri.
  1. Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe pronë- nuk punojnë
  1. Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë – nuk punojnë
  1. Drejtoria për Bujqësi – nuk punojnë
  1. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – nuk punojnë
  1. Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim – nuk punojnë
  1. Drejtoria e Arsimit – nuk punojnë

Share.