Isni Kilaj, krytar i Partisë Demokratike të Kosovës dega Malishevë ka publikuar emrat e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës nga dega e Malishevës
Postimi i plotë:
Të dashur miqë, të dashur qytetarë:
PDK-ja ka nominuar tre kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Malisheva, Gëzim Krasniqi, Raimonda Krasniqi dhe Muvledin Mazrreku. Të tre me brumë të gatuar në luftën e UÇK-së, intelektual e profesionistë të dëshmuar.
– Gëzim Krasniqi, i lindur në Drenoc, i diplomuar në mjekësi. Përvojën e profesionit e mori në Spitalet e UÇK-së( Gajrakë, Pagarushë, Breshancë, Sverkë), për të specializuar si pediatër pas lufte. Vjen nga familje liridashëse e me kontribut të jashtëzakonshëm!
– Raimonda Krasniqi, e lindur në Levan Shqipëri. Profesore e historisë. E martuar me një ish luftëtar të UÇK-së në fshatin Terpezë. Familja e saj gurthemel i shtetit të Kosovës. Raimonda udhëheqëse e institucioneve të reja që nga paslufta. Përvojë sa vetë shteti i Kosovës!
– Muvledin Mazrreku,i lindur në Malishevë në një familje luftëtarësh për liri të Kosovës që nga gjyshi i tij, babai, mixhallarët, vëllezërit e farefisi nga Malisheva. Master në gjuhë e letërsi shqipe. Luftëtarë i ditëve të para, vëlla i dëshmorit të kombit Jahir Mazrreku.
Të tre krenari për Malishevën e Kosovën që të na përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës! Le t’i votojmë pra!/TVMalisheva

Share.