Mbrëmë (e diel) është sulmuar në Shtërpcë vetura e gazetarit të kanalit të dytë të Rtk-së, Bojan Tomiq.

Burimet bëjnë të ditur se Tomiq ka paraqitur rastin në Polici, ku edhe ka dhënë deklaratë.

Kujtojmë se Tomiq ka pasur një konfikt verbal me kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiqin, pas një kronike që gazetari kishte realizuar në korrik të vitit 2022, për gjendjen e ujësjellësit në këtë komunë.

Deri tek konflikti kishte ardhur pasi Tomiq gjatë aksionit të policisë në Shtërpcë kishte pritur të merrte një prononcim nga Jevtiq, porse ky i fundit kishte refuzuar duke e ofenduar.

Lidhur me këtë rast pati reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke e dënuar sjelljen e kryetarit të Shtërpcës.

“Ti mos m’u drejto. Të gjithëve mund t’iu jap deklarata, vetëm ty jo. Ti nuk je gazetar, ti përhap gënjeshtra dhe të pavërteta. Ti nuk je gazetar. Flas për të gjithë, por për ty jo”, citon Tomiq t’i ketë thënë kryetari Jevtiq”, thuhej në reagimin e AGK-së.

/TV Malisheva

Share.