Tre perfaqesues të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në mesin e tyre dy deputetë, po marrin pjesë në një forum në Novi Pazar të Serbisë.

Media mëson se bëhet fjalë për forumin “Ushtrimi i të drejtave të pakicave në procesin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor”.

Në mesin e gjashtë penalistëve, janë dy deputetët e Kurtit, Armend Muja dhe Fatmire Kollçaku si dhe Sami Kurteshi nga KQZ-ja.

Kjo ngjarje është organizuar nga Klubi Parlamentar i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”.

Pjesëmarrës janë edhe dy deputetët e Parlamentit të Serbisë, Enis Imamoviç dhe Shaip Kamberi si dhe profesori Admir Mulaosmanovic.

Share.