Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të LDK-së, i cili vuri në dyshim anketën e UNDP në lidhje me kënaqshmërinë e punës së institucioneve, duke thënë se populli nuk po i beson më Isa Mustafës.

Bajqinovci në një postim në Facebook shkruan se dëshiron t’i shpjegojë Mustafës mesazhet e anketës së UNDP-së, pasi kreu i LDK-së sipas tij ‘ka nënvlerësuar standardin e vlerësimit të popullit’.

“Isë, shefi yt Hashimi, përmes vulës së Gjykatës ka thënë se Qeveria e ka shkelë Kushtetutën. E në të vërtetë, ashtu siç dekreti presidencial rishkrues i Kushtetutës është antikushtetues, po aq edhe veprimet e Qeverisë për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve kanë qenë absolutisht të mbështetura në Kushtetutë”, ka shkruar Bajqinovci.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Isë,

Po të ndihmojmë pak me i kuptu statistikat dhe me i lexu mesazhet e brendshme të tyre.

Paske thënë si ka mundësi me pas pëlqyeshmëri kaq të lartë një Qeveri që na e paska shkelë Kushtetutën dy herë.

Pra, Isa pak a shumë, ose nën rreshta, e paska nënçmu standardin e vlerësimit të popullit.

Ngo Isë, të jesh i sigurt që populli ynë që ka luftuar aq shumë për liri, pavarësi, shtet e Kushtetutë e të drejta kurr nuk e përkrahë një Qeveri që e shkelë Kushtetutën. Pra as Qeveria Kurti nuk e ka shkelë Kushtetutën në kohën e pandemisë.

Ise, shefi yt Hashimi, përmes vulës së Gjykatës ka thënë se Qeveria e ka shkelë Kushtetutën. E në të vërtetë, ashtu siç dekreti presidencial rishkrues i Kushtetutës është antikushtetues, po aq edhe veprimet e Qeverisë për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve kanë qenë absolutisht të mbështetura në Kushtetutë.

Prandaj prof, populli nuk po u beson juve, e as institucioneve të drejtësisë që i keni kapur. Kaq e thjeshtë është prof. Shnet

Share.