Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka zhvilluar një takim me kandidatin për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj.
Deputetja Musliu-Shoshi ka thënë se Isni Kilaj ka program të qartë për zhvillimin e kësaj komune dhe vizionin e ri që i duhet qytetarëve, përcjell “TV Malisheva”.
“Në kohën kur kjo komunë drejtohej pikërisht nga z.Kilaj, shumë projekte dhe suksese kishin filluar nga puna e tij, andaj është momenti që Malisheva të kthehet në duar të sigurta”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Ja shkrimi i saj:
Sot në Malishevë me kandidatin për kryetar z. Isni Kilaj, i cili ka program të qartë për zhvillimin e kësaj komune dhe vizionin e ri që i duhet qytetarëve, të rinjve e të rejave në Malishevë. Në kohën kur kjo komunë drejtohej pikërisht nga z.Kilaj, shumë projekte dhe suksese kishin filluar nga puna e tij, andaj është momenti që Malisheva të kthehet në duar të sigurta.
Na priftë e mbara! /TV Malisheva