Ka dështuar pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik për grupmoshat U 18, konkretisht për atletët nga Malisheva, Olti Bytyqi dhe Enis Bytyçi, raporton TV Malisheva.
Kjo ndeshje u mbajt në Kraljevo të Serbisë, ku në këtë ndeshje atletët e Malishevës do ta përfaqësonin Kosovën.
Dështimi i tyre ndodhi për shkak të ndërhyrjeve politike dhe në mungesë të sigurisë fizike nga federata serbe e atletikës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi i atletikës “Malisheva”, ku ky klub kërkon nga Federata e Ballkanit, si dhe ajo Evropiane të merren me rastin.
Njoftimi i plotë nga klubi i atletikës “Malisheva”:
Dështon pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik
Pë shkak të ndërhyrjeve politike dhe në mungesë të sigurisë fizike nga federata serbe e atletikës dështoi pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik për grupmoshat U 18 që u mbajt në Kraljevo të Serbisë ku atletët tanë Olti Bytyqi dhe Enis Bytyçi do të përfaqësonin Kosovën. Federata e Serbisë i dha dy arsye:
1.Ndërhyrja politike nga qeveria e Serbisë për të pamundësuar pjesëmarrjen e përfaqësueses sonë.
2.Mungesa e sigurisë fizike për atletët nga Kosova.
Këto arsyetime bien ndesh me statutin dhe rregulloret në fuqi andaj
kërkojmë nga Federata Ballkanike, Evropiane dhe Botërore e Atletikës që të merren masa disiplinore ndaj organizatorit konform rregulloreve në fuqi.