Komuna e Prishtinës sot sërish ka ndërmarrë një aksion për dezinfektimin e rrugëve.
Kompanitë e kontraktuara janë parë mëngjesin e sotëm nëpër disa lagje të kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, falënderoi ekipet për punën e bërë në terren.
“Sot fillojmë edhe një larje/dezinfektim të rrugëve në betejën tonë me virusin Covid19. Po shpresojmë të ngadalësojmë edhe më shumë. Faleminderit të gjitha ekipeve”, shkroi Ahmeti në Facebook./ Tv Malisheva