Në mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30 një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën “C” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se vetura është dëmtuar tërsisht.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

/TV Malisheva

Share.