Një grup i bizneseve ferizajase mbështesin 300 familje me pako ushqimore e higjienike deri në fund të pandemisë, nga nesër nis shpërndarja.

Sipas komunikatës, vullneti i bizneseve ferizajase për të ndihmuar familjet në nevojë, është për t’u duartrokitur.

“Një grup të tyre të prirë nga kuvendari, Lulzim Grainca e priti sot në takim i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorët komunal, Bekim Ademi, Zekir Bytyqi e Arben Halili. Këto biznese kanë bashkuar forcat për të ndihmuar 300 familje ferizajase në nevojë për pako ushqimore e higjienike deri në fund të pandemisë. Shpërndarja nis nga nesër, bazuar në të dhënat e familjeve më në nevojë në Ferizaj me të cilat disponon sektori i mirëqenies sociale. Ky shembull për t’i ndihmuar shtetit e qytetarëve në tejkalimin më të lehtë të situatës me COVID-19 që ka pllakosur vendin tonë është e mirëseardhur e inkurajojmë edhe grupe të tjera biznesesh ta bëjnë një veprim të tillë”, thuhet në komunikatë./TV MALISHEVA/

Share.