Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot (23 gusht) disa lagje të kryeqytetit do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Shkak i kësaj bëhet e ditur të jetë realizimi i disa punimeve teknike.

Sipa njoftimit, lagjet që do të mbesin pa ujë janë: Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Sëiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te hotel Emerald.

“Ju njoftojmë se nesër 23 gusht, do të realizohen punime teknike te lagjja 038, me ç’rast do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 11:00-16:00 këto zona: Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Sëiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te hotel Emerald. Punimet realizohen për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.