Dr. Qerim Kastrati nga Komuna e Malishevës ka botuar librin shkencor në “BJESHKËT E NEMUNA-Vlerësim turistiko-gjeografik i motiveve turistike”.
Në këtë vëllim janë përfshirë të gjitha motivet turistike në hapësirën e Bjeshkëve të Nemuna: Shqipëri, Mal i Zi dhe Kosovë.
Në këtë libër prej 672 faqesh, lexuesi do të njihet me; Identifikimin, klasifikimin, hartografimin dhe vlerësimin e motiveve turistike.Teksti shoqërohet me harta, tabela, grafikone dhe fotografi nga terreni.
Recesent të librit janë: Prof. Dr. Selman SHEME dhe Prof. Ass. Dr. Nevila DIBRA, Redaktor: Prof. Dr. Fauzi SKENDERI, Lektor: Fadil BAJRAJ, dhe Dizajni dhe redaktimi teknik: Dr. Valbon BYTYQI.
Shtëpia botuese: Berati, Prizren