Skuadra e Dritës ka njoftuar për largimin e parë për këtë vit.

Donat Hasanaj, është liruar nga skuadra, bën të ditur faqja zyrtare e klubit gjilanas.

“Klubi jonë FC DRITA dhe lojtari Donat Hasanaj kanë ndërpre bashkëpunimin.Ishte kërkesa e lojtarit që të jetë i lirë për tu larguar për një sfidë të re, kjo për shkak të hapsirës jo të mjaftueshme që Donati kishte tek ne.

Klubi jonë e falemderon Donatin për kontributine e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftim zyrtar të Dritës në llogarinë e tyre në Facebook.

Share.