Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka paralajmëruar kandidaturën e saj për të parin e Prizrenit, komunë kjo që aktualisht udhëhiqet nga bashkëpartiaku i saj, Mytaher Haskuka.

Millaku në një postim në Facebook, ka premtuar se nëse i jepet mundësia që të kandidojë si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje, do t’i përkushtohet punës për të shërbyer me ndershmëri të gjithë qytetarëve të Prizrenit.

“Përpjekjet për të vazhduar drejt sukseseve dhe kërkesat e shumë miqve dhe aktivistëve të Lëvizjes më japin kurajë e guxim që të bëjë hapin e radhës. Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit. E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë, harmonisë, kulturës e traditës së këtij qyteti historik”, shkruan Millaku./TV Malisheva

Postimi i plotë:

Përgjatë historisë gruaja shqiptare luftoi për çdo gjë. Luftoi për zërin e saj për të dëgjuar në çdo udhë ku ajo ka vendosur të ecë, dhe të lë gjurmë të cilat kurrë nuk do të fshihen. Luftoi për liri, barazi e drejtësi, shkollim e emancipim. Luftoi për të bindur shoqërinë për vlerat e saj.

Për të ardhur në ditët e sotme për t’u zgjedhur në elitat udhëheqëse të shoqërisë dhe shtetit tonë.

Qëkur kam hyrë në politikë e kam kuptuar se nuk mund të lësh gjurmë suksesi nëse nuk përballesh me padrejtësitë dhe nëse nuk përpiqesh të fitosh mbi këto padrejtësi. E kam kuptuar edhe se sa më shumë u jam mirënjohës, sa më shumë i vlerësoj e i çmoj aq më shumë më shtohet rrethi dhe respekti i miqve dhe bashkëaktivistëve.

Më 14 shkurt unë si grua dhe si nënë, kandidate për deputete e listës fituese Vetëvendosje jam krenare që isha pjesë e grupit fantastik të grave të Lëvizjes që arritëm të sfidojmë çdo paragjykim, për të qenë të nderuara maksimalisht nga vota popullore.

Përpjekjet për të vazhduar drejt sukseseve dhe kërkesat e shumë miqve dhe aktivistëve të Lëvizjes më japin kurajë e guxim që të bëjë hapin e radhës.

Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit.

E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë, harmonisë, kulturës e traditës së këtij qyteti historik.

Nëse më jepet mundësia të garojë si kandidate e Lëvizjes e jap fjalën dhe besën se me tërë qenien time do ti përkushtohem punës për ti shërbyer me ndershmëri të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim rajoni, kombësie dhe feje.

Do të isha e gatshme të formojë ekipin e suksesit duke u shtrirë dorën e bashkëpunimit njerëzve më të zotë të këtij vendi, historianëve, profesorëve, arkeologëve, arkitektëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve, mjekëve, artistëve, fermerëve…

Do të isha e gatshme që të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, me përfaqësuesit fetar dhe me diasporën.

Do të isha e gatshme që të jem derë e hapur për çdo shqetësim, sugjerim, kritikë e mendim ndryshe qytetar.

Objektivi i imi personal do të ishte bashkimi i aftësive, vlerave dhe ideve të ndryshme për të krijuar së bashku diçka të mrekullueshme.

Me respekt

Drita Millaku

Share.