Deputetja e Kosovës Duda Balje ka shfaqur mëdyshje se a do të votojë Qeverinë Kurti apo jo, derisa thotë se nuk mund të marrë asnjë vendim derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të arrijnë marrëveshje.
Deputetja e rizgjedhur, për KosovaPress sqaroi edhe mungesën e sotme në takimin me mandatarin për kryeministër, Albin Kurti.
Balje: Arsyeja e vetme është këtu takimi në Prizren me zotëri Borrell
“Arsyeja e vetme është këtu takimi në Prizren me zotëri Borrell, asgjë tjetër. Unë do të takohem me zotëri Albinin, por sot nuk kam pas kohë”, tha ajo.
Duke shprehur pasigurinë e saj për votim të Qeverisë Kurti, ajo thotë se nuk mund të marrë një vendim përderisa nuk ka marrëveshje ndërmjet dy partive VV-LDK.
Balje: Kam vendos të presë që dy partitë e mëdha të arrijnë marrëveshje
“Unë kam vendos të pres që këto dy partitë e mëdha të bëjnë marrëveshje mes veti, mandej unë do të vendos për pozitën time dhe votën. Unë zotëri Hetem dhe zotëri Veton jemi jashtë grupit multi-etnik, jemi tre deputetë… Nuk mund të them asgjë, ne jemi duke pritur që ata të marrin vendimin përfundimtar, mandej ne do të vendosim”, tha deputetja Balje.
E pyetur se a do të votojë Albin Kurtin për kryeministër, Balje shfaqi mëdyshje për këtë, duke mos dhënë përgjigje definitive.
Balje: Unë s’mund të them asgjë të sigurt
“Unë s’mund asgjë të them sigurt, d.m.th. nesër kam takim me zotëri Kurti, këta kolegët sot kanë pas, dhe e di që nuk kanë vendosur asgjë, as për përkrahje e as për mos përkrahje të Qeverisë”, u shpreh ajo.
Ndryshe,TV Malisheva mëson se tre deputetët nga komunitetet, Veton Berisha, Hetem Berisha dhe Duda Balje kanë lënë mundësinë që t’i bashkëngjitet grupit parlamentar të LDK-së.