Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku po mbahet seanca për mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti, nuk po respektohet vendimi i Qeverisë për mbajtjen e distancës, si masë parandaluese për koronavirusin.
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ai i Integrimeve Evropiane, janë ulur afër njëri-tjetrit duke mos respektuar distancën.
Ky nuk është një shembull i mirë për qytetarët, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes, por edhe Kuvendin si njëri ndër mbikëqyrësit e punës së Qeverisë