Dy persona të komunitetit ashkalinj janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Plemetin të Obiliqit, pasi kishin sulmuar fizikisht një femër dhe një mashkull të nacionalitetit ashkali.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje në ora 15.25 dhe dy personat e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.