Sot nga Njësiti për Reagim të Shpejtë janë arrestuar dy persona të dyshuar për tentim grabitje të armatosur.

Aksioni është kryer rreth orës 03:00 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku janë ndalur dy persona të dyshuar, të cilët po qarkullonin me veturën e tipit VW Polo me tabela te një automjeti tjetër.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK 47, një karikator me 6 fishekë, tri palë doreza, targat e veturës (që dyshohen të jenë të vjedhura), vetura si dhe gjësende të tjera, të cilat mund shërbejnë si dëshmi në procedurë.

Personat e arrestuar , të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë D. T. (21) dhe B. B. (21), shtetas të Kosovës.

Pas intervistimit nga ana e hetuesve rajonal si dhe marrjes së vendimit nga ana e prokurorit janë dërguar në qendrën mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale para se rasti t’i kalojë institucioneve kompetente.

Ndaj tyre janë iniciuar rastet grabitje në tentativë, vjedhje e rëndë, dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Share.