Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona nga covid-19 dhe nuk ka raste të reja. Kjo është bërë e ditur gjatë ditës së sotme, nga komunikimi i rregullt i IKSHPK me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me covid-19.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, në mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4267 raste, prej tyre 4180 janë shëruar dhe 87 persona kanë vdekur, ndërsa nuk ka raste aktive.

/TV Malisheva

Share.