Linda Lusardi dhe bashkëshorti i saj, Sam Kane janv dërguar në spital, pas simptomave për koronavirus.

Linda Lusardi, 61 vjeç dhe burri i saj Sam Kane, 51 vjeç, janë dërguar në spital dhe do të testohen për COVID-19 pas paraqitjes të simptomave, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Bashkëshorti i Linda Lusardit, Sam Kane, ka folur mbi gjendjen e tyre pasi iu kishin paraqitur simptopmat e COVID-19 këtë javë.

Sam, 51 vjeç, në një postim në Facebook të premten pasdite tha se çifti është shtruar në spital dhe do të testohen për virusin ‘shumë shpejt’.

Njoftohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme, por që të dy janë shumë të sëmurë.

‘Për të gjithë ata që na njohin. Linda dhe unë jemi dërguar në spital dhe do të testohemi për Covid 19 shumë shpejt”, ka shkruar Sam në Facebook.

“Që të dy jemi në gjendje të qëndrueshme, por shumë të sëmurë. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj”, shtoi ai.

Edhe Linda në Twitter të enjten pasdite zbuloi se çifti kishte simptoma duke shkruar “Dua t’ju falënderoj të gjithëve për urimet tuaja të mira. Sam dhe unë kemi pasur simptoma të COVID-19 dhe jemi në izolim, kështu që ne nuk i përhapim tek askush tjetër”

Të famshëm të tjerë të infektuar me koronavirus janë edhe Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson si dhe Idris Elba

Share.