Një 28 vjeçare ka humbur mbrëmë betejën me COVID-19. Liberta Selaci nga Banjska e Vushtrrisë ishte grimere e njohur. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur një i afërm i saj, duke njoftuar se e njëjta ishte shtatzënë.
Selaci ishte e infektuar me COVID-19 dhe kishte ditë që po ballafaqohej me këtë sëmundje të rëndë.
Mek Selaci, i cili ishte i afërm i Libertës ka shkruar në rrjetin social facebook, ku ka njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në kohë të drekës.
NJOFTIM!
Te nderuar dashamire, shoqëri e familjare
Liberta na la, mbrëmë vone ia dorëzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.
Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.
Shpirtin na e këputi, duke na lenë një varre te hapur për tere jetën ne loçkën e zemrës sone.
Liberta, për shpëtimin e te cilës u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.
Pusho e qete me bebushin tënd, e neve na prit atje, në Xhenet të Allahut!
Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.
Te pame nuk do te këtë, pasi që duhet respektuar vendimi për masat anti Covid-19.
Me dhimbje te thelle,
Familja Selaci dhe Hasani
/TV Malisheva