Edmond Smajli të hënën edhe zyrtarisht është bërë oficer në Air Forcen Amerikane, këtë e ka bërë të ditur babai i tij Ismet Smajli nëpërmjet një postimi në facebook.

 

”Ai bëri betimin në praninë e Familjes miqve dhe shumë udheqsve te qytetit, te County(Komunes) dhe Shtetit te Texasit. Jemi shumë te lumtur se ëndrra e ti gradualisht po bëhet realitet’’ kishte shkruar Smajli.

Edmondi është nga Klina dhe jeton në Dallas –Texas, është djali i veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar në Teksas, Ismet Smajlit, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bizneseve Shqiptare në Diasporë.

Postimi i tij i plotë

Një ditë madheshtore për familjen tonë!

Edmondi qe nga dje është edhe zyrtarisht Oficer (Second Lieutenant in US Air Force) në Air Forcen  Americane.

Ai bëri betimin në praninë e Familjes miqve dhe shumë udheqsve te qytetit, te County( Komunes) dhe Shtetit te Texasit.

Jemi shumë te lumtur se ëndrra e ti gradualisht po bëhet realitet.

Kurse për familjen është ndjen qe sa do pak i kthejm borxhin keti vendi te bekuar qe bëri aq shumë për popllin Shqiptar.

 

Share.