Egzona Karaqica nga fshati Balincë e komunës së Malishevës është diagnostifikuar me një problem në zemër, ndërsa për shërimin e saj duhet një shumë më e madhe parash.

Ajo ka përfunduar kontrollat e saj mjekësore në Tiranë, ndërkaq mjekët i kanë rekomanduar që të bëjë operacionin në Turqi.

Për operacionin e saj duhen 30,000 mijë dollarë që në euro përafërsisht i bie 27.590 mijë euro.

Përmes aplikacionit ‘Go found me’, organizatori Ermal Kolshi ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Të ndihmojmë së bashku Egzonën.

Linku ku mund të ndihmoni: https://www.gofundme.com/f/help-egzona?utm_campaign=p_cp+share-sheet&utm_content=undefined&utm_medium=copy_link_all&utm_source=customer&utm_term=undefined

/TV Malisheva

Share.