Situata në Federatën e Futbollit të Kosovës tash e sa kohë është mjaft e tensionuar, e sidomos pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që kishte konfirmuar dënimin me burg efektiv për 9 muaj për kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.

KosovaPress mëson se në këtë momente Tahir Batatina, Ramiz Shala, Abedin Zeka dhe Arsim Kabashi janë duke mbajtur një takim me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun dhe po kërkojnë shkarkimin e Agim Ademit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh, mirëpo KosovaPress do të ju mbaj të informuar rreth këtij takimi./TvMalisheva/

Share.