Çdo person i cili vjen në Kosovë këto ditë do të izolohet për 14 ditë tek Konviktet në Prishtinë.

Tashmë në këtë konvikt janë të izoluar qindra persona, por shumica e tyre nuk po pajtohen të qëndrojnë në ambiente të tilla, për shkak të kushteve të tmerrshme, shkruan TV Malisheva.

Një person ka kontaktuar redaksinë tonë dhe ka zbuluar se konvikti numër 7 ka filluar një grevë, pasi që kushtet nuk janë aspak të mira.

Sipas personava që po qëndrojnë në këtë konvikt ata janë në grevë për shkak që janë izoluar pa arsye, kushtet janë të tmerrshme, nuk u lejohet as të marrin ushqim nga jashtë si dhe disa prej tyre kanë anëtarë të familjës të sëmurë dhe duhet të shkojnë të kujdesen për ta.

Më poshtë keni fotografitë e siguruara nga TVMalisheva rreth kësaj greve, si dhe nënshkrimet e të izoluarve.

 

Share.