Më 6 maj 2020, u bën 23 vite që nga rënia heroike e luftëtarit të UÇK-së, Luan Haradinaj.

E në Dhjetor të vitit 1998 gjatë shërimit të Muj Krasniqit dhe Beqir Gashit në spitalin e Tiranës, pas kontrollave në shtëpitë private ku rrinin, vizitohen nga Komandati i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla dhe nga anëtari i Shtabit të Përgjithshëm, Hamëz Morina.

E për dëshirën e Komandantit Përgjithshëm, Azem Syla, Muja e Beqa edhe pse të plagosur, morën dhe kënduan këngën për Luan Haradinajn. Përveç këngës për Luan Haradinajn, u kënduan edhe shumë këngë tjera, siç dinin Muja e Beqa.

Muja dhe Beqa rregullisht ju këndonin ushtarëve dhe ju jepnin vullnet deri në rënien e tyre, ku ranë në betejë duke kënduar.

E sonte me fillim në ora 21:00, ekskluzivisht në Tv Malisheva, do të transmetohen pamjet ekskluzive, kur Mujë Krasniqi e Beqir Gashi këndojnë këngë për Luan Haradinajn, e ku prezent kanë qenë edhe Azem Syla, e shumë e shumë ushtarë të tjerë, të cilët kishin shkuar për t’i vizituar ushtarët e plagosur në betejë. Pamjet ekskluzive janë të gjiruara nga Hamëz Morina, ish ushtar i UÇK-së.

Të drejtat e plota i ka vetëm Tv Malisheva. Çdo shpërndarje apo kopjim pa lejen tonë, do të ndiqet rruga ligjore. / Tv Malisheva

Share.