Korbat shpesh herë kanë provuar se nuk janë nga që zakonisht quhet ‘tru-zog’ por një studim i ri impresionues tregon se krerët e botës së shpendëve janë edhe më inteligjentë nga sa dinim.
Një studim i ri tregon se korbat e Kaledonisë (Corvus moneduloides) mund të ndërtojnë vegla të përbëra nga disa pjesë të pavarura, një aftësi kjo që deri tani ishte parë vetëm te majmunët primatë.
As fëmijët nuk mund të realizojnë këtë arritje në fillim të jetës së tyre pasi kërkon shumë llogaritje, energji cerebrale dhe aftësi të zgjidhjes së problemeve.
“Zbulimi është impresionues pasi korbi nuk kishte asistencë dhe stërvitje në kryerjen e këtyre kombinimeve, të cilat i llogariti vetë,” tha Auguste von Bayern, autor i studimit të Institutit të Ornitologjisë Max-Planck në Oxford.
Shkencëtarët u kishin dhënë tetë korbëve në eksperiment një kuti të tejdukshme me ushqim me të cilën korbët duhet të fusnin një shkop në një vrimë, për të shtyrë ushqimin në hapjen e anës tjetër.
Fillimisht studiuesit lanë disa shkopinj të gjatë pranë kutisë dhe korbat shpejt mësuan se mund t’i përdornin për të shtyrë dhe kapur ushqimin e tyre. Më tej ata lanë pranë kutisë me shkopinj më të shkurtër, të cilët mund të kombinoheshin me njëri-tjetrin për të krijuar një shop të gjatë.
Çuditërisht katër nga tetë korbat bashkuan dy shkopinj dhe e përdorën për të shtyrë ushqimin.
“Është e mundur që ata përdorin njëfarë simulimi virtual të problemit, sikur veprime të ndryshme imagjinohen në trurin e tyre deri në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme,” tha Alex Kacelnik i Universitetit të Oxford.
Një nga korbat i quajtur Mango ishte dukshëm më inteligjent se të tjerët pasi mund të krijojnë vegla të përbëra nga tre ose katër elementë, duke krijuar një shkop shumë të gjatë që e shtynte ushqimin nga një distancë e konsiderueshme./tch