I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të qëndrojnë sot pasdite për vizitë në Prishtinë.

Ardhjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili në një konferencë për media tha se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd është për vazhdim të mbështetjes së dialogut.

Gjatë kësaj vizite Escobar pritet të takohen me krerët e shtetit dhe liderët e partive opozitare në vend.

Me liderët e partive opozitare, Escobar do të zhvillojë një darkë pune e cila organizohet nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Pjesëmarrjen në këtë darkë e kanë konfirmuar nga partia e PDK-së dhe AAK-së.

“Po kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në darkën e punës me z.Escobar e cila do të mbahet pasdite”, kanë deklaruar nga PDK.

Prezent do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Po, Haradinaj merr pjesë në një darkë që organizohet në nder të z.Escobar nga ambasadori Hovenier”, kanë konfirmuar nga AAK./telegrafi

Ndërkaq nga LDK nuk janë përgjigjur nëse kryetari Lumir Abdixhiku do të marr pjesë në këtë darkë.

Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiq, në Bruksel.

/TV Malisheva

Share.