Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me Covid-19. Kjo është e ditur nga ana e IKSHPK-së, në komunikimin e rregullt zyrtar, me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, me covid-19 janë regjistruar 4268 raste, prej tyre 4180 janë shëruar, 87 kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid, është 1 rast.

/TV Malisheva

Share.